Në Shkodër raportohen sot disa raste pozitive me covid.
Burimet bëjnë me dije se ka rezultuar pozitiv edhe drejtori i Tatimeve në këtë qytet.
Gjithashtu pozitiv ka rezultuar edhe një punonjës i prefekturës së Shkodrës.
Çerdhja në lagjen “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit, ka mbyllur dyert pas konfirmimit pozitiv për koronavirus të edukatores dhe sanitares të kësaj çerdhe.
Ndërkohë burime për Abcnews.al bëjnë me dije se edhe 2 punonjëse në gjendjen civile të rajonit nr.3 kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.
/DRONI.al/











