FOTO/Tre javë pas infektimit kryebashkiakja rikthehet në detyrë, shfaqet me maskë në mbledhjen e fundit

Kryetarja e Bashkisë Shkodër ende pa bërë 3 javë pas konfirmimit me COVID- 19 shfaqet në një takim të mbledhjes se komisionit të mbrojtjes civile në prefekturën e qarkut Shkodër.

Që nga momenti kur ka dalë pozitive në 22 shtator 2020 dhe deri më tani janë bërë 18 ditë por Ademi tashmë ka lënë shtëpinë e saj dhe ka ardhur në takim. Zyrtarëve të tjerë të pranishëm Ademi i tha se duhet të më ketë kaluar virusi pavarësisht se nuk ka mbushur ende 3 javë.

foto galeri

foto galeri

Ademi ka qenë me maskë por nga ana tjetër është kollitur disa herë duke treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është ende e mirë.

Sipas DSHP, izolimi duhet për dy javë, çka do të thotë se Ademi e ka kaluar kohën e vetëkarantimit, por ndërkohë nuk ka bërë tampon të dytë.

/DRONI.al/

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

Recent News