Socialistët do të mbledhin sot Asamblenë Kombëtare, e dalë nga kongresi i 29 shkurtit, nga ku do të zgjidhet kryesia dhe sekretariati i ri i PS.
Për shkak të pandemisë COVID-19, Asambleja do të zhvillohet në orën 15:30 tek Amfiteatri i Liqenit dhe do të nisë me fjalën e Kryeministrit Edi Rama, për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë.
Asambleja është shtyrë për shkak të pandemisë që nga muaji mars, por afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme nuk mund ta çonte PS-në në zgjedhje me kryesinë dhe sekretariatin e vjetër, një pjesë e të cilëve mundet të mos jenë kandidatë për deputetë.
Një nga pikat më të nxehta të mbledhjes së sotme të Asamblesë Kombëtare është dhe votimin i mbi 350 anëtarëve të saj për të zgjedhur kryesinë dhe sekretariatin e ri të saj, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo institucione të tjera.

/DRONI.al/












