Pas mbarimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së kryeministri Rama ka folur për gazetarët duke mohuar që Fatos Nano do jetë pjesë e listës së 25 Prillit. Rama u shpreh që është në kontakt me ish-liderin e Partisë Socialiste dhe që merr këshilla nga ai.
Ndërkohë kryeministri foli edhe rreth vendimit për të mos u bërë ndryshime në kryesinë e Sekretariatin e PS-së. Sipas tij kjo lidhet vetëm me fokusin që Partia Socialiste do t’i japë qytetarëve.











