Një taksi ka shpërthyer në flakë në Tiranë, në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.
Taksia mësohet të ketë ardhur nga rruga e Doganës, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












