Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama u shpreh që në takimit me kryeministrin diskutuan për Reformën Zgjedhore. Sipas tij këto zgjedhje do jenë test për Shqipërinë prandaj edhe nevojitet një Reformë e besueshme që realizohen zgjedhje të lira e të ndershme.
Ndërsa lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor Varhelyi u shpreh që është një projektligj që mund të shikohet me mendje të hapur për sa kohë që koalicionet nuk ndalohen para apo pas zgjedhjeve.











