Është shënuar ditën e sotme rreth orës 18:45 një grabitje në një dyqan celularësh në lagjen nr.5 në Durrës.
Dyshohet që një person ende i paidentifikuar nga policia ka marrë një shumë parash nga xhiroja ditore e dyqanit duke mbajtur në dorë një mjet prerës që mendohet të ketë qenë një thikë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./DRONI.al/











