Është shkarkuar sot nga detyra drejtori i Burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.
Lajmi bëhet nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se vendimi për shkarkimin e Mallutës është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Mësohet se Bukurosh Malluta është shkarkuar nga detyra, për shkak të keqmenaxhimit të situatës në Burgun e Peqinit.
Prej ditësh në këtë institucion riedukimi vazhdon një grevë urie e të dënuarve, e cila është shtrirë edhe në burgje të tjera.
/DRONI.al/











