Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 5 urdhër arreste për disa zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
4 persona jane dërguar në qeli deri tani ndërsa një tjetër është vendosur në arrest shtëpie.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, mashtrim dhe kontrabandë mallrash pa akcizë.
Ekzekutimi i urdhër arresteve është bërë gjatë ditës së sotme prej mesdites. Priten të mësohen më shumë detaje në vijim lidhur me këtë operacion./DRONI.al/











