Reshjet e shiut kane shembur fhera dhe gure qe kane bllokuar rrugen Bajram Curr Valbonë.
“Për shkak të rreshjeve të shiut, gjatë mbremjes së djeshme, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i bllokuar nga rënia e gurëve.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të evitojnë lëvizjen në këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.
Shërbimet e Policisë Rrrugore ndodhen në vendin e bllokimit si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës.
Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë aks të telefonojnë në numrin 129 për t’ju ardhur në ndihmë”, njofton policia e Tropojes. /DRONI.al/












