Arben Frashëri, drejtor i Drejtorisë Rajonale të SHÇBA në Fier dhe Berat, nuk e kalon vettingun, raporton Ora News.
Sot në ora 09:00, Frashëri doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, provë të cilën nuk e ka kaluar.
Frashëri shkarkohet automatikisht nga detyra, ndërsa ende nuk janë zbardhur arsyet e këtij vendimi.
Ai ka mbajtur disa poste në Policinë e Shtetit ku mes tyre edhe Drejtor i SHÇBA Tiranë.
/DRONI.al/












