Partite Popullore Europiane (PPE), denoi “ndryshimet e njëanshme” të Kushtetutës nga maxhoranca, pas marrëveshjes së 5 qershorit përmes nje dellarate fill pas nje takimi ne Asamblene Politike te PPE ne lidhje me Shqiperine, Bjellorusine, Nagorni Karabah.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE dhe se reforma zgjedhore e 5 qershorit duhet të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht, ndërsa ndryshimet e njëanshme, janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR”, thuhet ne deklarate.
“PPE nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm i marrëveshjes konsensuale”, thuhet në reagimin e partisë popullore evropiane.
“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord.
Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. EPP nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”, thuhet ne deklaraten e plote. /DRONI,al/











