Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit e PS në qarqe mëngjesin e sotëm.
Takimi që nisi në mëngjes herët sot në selinë e PS ka zgjatur rreth një orë teksa fushata dhe zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë tema kryesore e diskutimit.
Pas takimit në selinë e PS me drejtuesit politik të qarqeve ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit u shpreh se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.
“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën.
Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lërë më me drejtuesit politikë”, deklaroi Rama.
/DRONI.al/











