Sipas policisë shtetasi me iniciale K. Rr. 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim në prill të 2019-ës ”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
”Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, informon policia.
Kapja e tij u bë nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër.
Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/











