Votimet e PD në Tropojë kanë përfunduar ndërsa kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër janë: Isuf Cela, Xhem Nezaj, Mimoza Hajdarmataj, Lush Susaj dhe Feride Rrahmani.
Ndërkohë vihet re që është eliminuar nga gara ish kryetari i bashkisë Besnik Dushaj. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se u eliminua me 227 vota kundër. Edhe qytetarët e Kukësit kanë skualifikuar ish kryebashkiakun Bashkim Shehu, ndërsa në fazën tjetër kaluan: Admir Sinamati, Arben Cejku, Ibrahim Bruka, Sahit Prizreni, Vjollca Vata.
Pritet të dalin rezultatet dhe Degën Has ku kandidoi: Avenir Peka; Demush Kastrati; Elez Maci; Ismet Jaku; Zenel Kastrati.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi thotë se demokratët tashmë po tregojnë se janë gati për ndryshim.
Bardhi thekson se PD ka një plan për qytetarët nisur nga brenda familjes, pasi në zgjedhjet e 25 prillit demokratët do të garojnë me më të mirët.
/DRONI.al/











