Bashkia e Pogradecit me vendim të Këshillit Bashkiak ka përjashtuar nga tarifat për hapësirat publike të gjithë baret dhe restorantet që operojnë në biznesin e tyre me tavolina jashtë.
Këto biznese nuk do të paguajnë taksa për periudhën Shtator-Tetor-Nëntor-Dhjetor, pra katër muajt e fundit të këtij viti.
Kjo vlen vetëm për territorin e Bashkisë Pogradec dhe synohet që pas sezonit veror t’u vijë në ndihmë bareve dhe lokaleve.
/DRONI.al/











