Infektohen me Covid-19 gjyqtari i Gjykatës së Posaçme dhe prokurori i SPAK.
Sipas ABC News, mësohet se puna vijon normalisht ndërsa janë shtuar kontrollet dhe matet temperatura e çdokujt që frekuenton institucionin.
Tre ditë më parë, tre prokurorë të Tiranës u infektuan me Covid-19. Të infektuarit janë vetëkarantinuar, ndërsa pjesa tjetër e kolegëve vijojnë punën duke respektuar masat anti-Covid-19.
Ndërkohë koronavirusi ka “prekur” edhe prokurorinë e Elbasanit. Ditën e djeshme rezultuan pozitivë një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore. Të dy punonjësit janë të karantinuar ndërsa kontrollet dhe masat janë shtuar.
/DRONI/al/












