Blerta Veseli dhe Paula Mehmetukaj janë zgjedhur si më e bukura e Kosovës dhe Shqipërisë në “Miss Universe”. Të dyja modelet shqiptare do të përfaqësojnë vendet respektive në konkursin ndërkombëtar të bukurisë.
Mbrëmja gala e “Miss Universe Albania & Kosovo” mblodhi sot personazhet e njohur në vend dhe ikonat e bukurisë shqiptare. Dy modelet e njohura, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, prezantuan spektaklin e bukurisë përkrah moderatorit nga Kosova, Alaudin Hamiti.
Artistë të njohur si Anxhela Peristeri, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno etj, ishin të ftuar special për të ndezur atmosferën në mbrëmjen finale.

/DRONI.al/











