Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim vijon me vizitat e saj ne Shqiperise dhe vetem dje ka vizituar Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve në Sarandë. Në një postim të ambasadës në rrjetet sociale thuhet se diplomatja mësoi që manastiri ishte një burim krenarie për shqiptarët.
Ndërkohë ambasada kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë se cilin vend duhet të vizitojë ambasadorja.
“Ambasadorja Kim vizitoi Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve dje bashkë me kryebashkiakun e Sarandës, Adrian Gurma. Ambasadorja mësoi që manastiri është burim krenarie për Shqipërinë dhe pjesë e rëndësishme e historisë. Cilat vende të tjera mendoni që ambasadorja duhet të vizitojë në Shqipëri? Pse?”, shkruhet në postim.
https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157701122455838
/DRONI.al/











