Gazetari Basir Çollaku hodhi akuza të forta ndaj numrit dy të PS, Taulant Balla, gjate nje emisioni ne syri tv.
“Ka përgjime që Taulant Balla mori 3 milionë euro nga bandat,” tha Çollaku ne emisionin Cim Peka Live. Ai nuk dha me shume detaje rreth akuzes apo zhvillimeve te tjera rreth saj.
Nga i vjen kjo fuqi Taulant Ballës, që është më i fuqishëm se ministri, pyeti ai. Sipas Collakut, bandat kanë shkarkuar 12 drejtues policie në këtë qark.
Ndërkohë u theksua edhe fakti se dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini është arrestuar për një vrasje dhe është implikuar në të tjera krime në këtë zonë.syri.net












