Kryeministri Edi Rama ka pasur nje darke me homologun grek Mitsotakis. Rama ka njoftuar darken me kryeministrin grek ku ka qene te pranishem edhe zv/ministri Cakaj, ambasadorja e Shqiperise ne Athine.
“Nje darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.
Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, poston Rama ne rrjete sociale.
Ne Shqiperi po konsumohet nje debat i madh ne lidhje me vendimin grek per te zgjeruar ujerat territoriale ne Jon ne 12 milje. Rama nuk ka dhene asnje shpjegim ne postimin e tij ne lidhje me kete axhende te rendesishme greke ku perfshihet edhe Tirana. /DRONI.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/319583009331496/












