Nje person mbeti i plagosur sot ne Lushnje me arme zharri.
I riu eshte nga Tirana me inicialet M.A., i cili është transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
”Në fshatin Fiershegan, Lushnjë, dyshohet se pas një konflikti tw çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët janë larguar nga vendngjarja”, njofton policia./DRONI.al/











