• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PJESA E DYTE/Kosova mbas Washingtonit e Brukselit: Harroni Beogradin! Shihni Taivanin por edhe Spanjën+4!

droni by droni
12 September, 2020
in Opinion, Politika
0
Pollo: Krimi e korrupsioni ulin shanset e një vendimi pozitiv nga KE për integrimin e Shqipërisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Kritikët e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë mes Kosovës e Serbisë më së shumti qortojnë mungesën në tekst të zotimit serb për njohjen zyrtare të Kosovës. Njohja diplomatike e ndërsjelltë mes Prishtinës e Beogradit do të ishte gjëja reale e cila do të mundësonte në vijim normalizimin politik, ekonomik e shoqëror.

Siç kemi vënë në dukje, presidenti serb mund t’a hidhte këtë hap vetëm me çmimin e copëtimit të Kosovës, gjë që javën e shkuar në Washington fatmirësisht u varros një herë e mirë. Vucic gjithashtu është pozicionuar se nuk e pranon antarësimin në BE me kushtin e njohjes së Kosovës së pavarur.

Duke qenë se anëtarsimi do të marrë vite shumë të gjata, edhe në rastin me jo shumë gjasë që një udhëheqës serb nesër të ketë atë plotfuqi si Vucic sot dhe të ndërrojë mendje e zemër për Kosovën, prapë njohja do të presë pikërisht vite shumë të gjata. Amerika nuk ka për të nisur një luftë tjetër për të detyruar njohjen e Kosovës: vizionin dhe cakun e angazhimit të saj i bëri të njohura në Shtëpinë e Bardhë. Ndryshimi i mundshëm i administratës pas presidencialeve të këtij nëntori nuk ka pse të ndryshojë rrënjësisht këtë politikë. Nga takimi i parë i dialogut të rinisur këtë javë mes kryeministrit kosovar e presidentit serb në Bruksel temat e bisedës ishin çështje të diskutuara edhe më herët në këtë dialog që ka filluar në vitin 2011. Në rastin fatlum do të bihet dakord sërish e do të zbatohen realisht çështje të ndryshme të imponuara nga historia e fqinjësia. Por njohja nuk duket në horizont. Përjashto këtu ndonjë mrekulli hyjnore apo force madhore të cilat nuk kam aftësi t’i parashikoj.

Politikanët vendimmarës lenë gjurmë jo kur insistojnë në pretendime moralizuese të cilat mbeten të papërmbushura, por kur njohin realitetin dhe veprojnë me ambicie për të arritur kulmin e të mundshmes.

Taivani që nga mesi i shekullit 20 nuk ka iluzione se do të njihet zyrtarisht nga Republika Popullore e Kinës dhe as se Pekini do t’i lejojë anëtarsimin në OKB. Por kjo nuk i ka penguar taivanezët të ndërtojnë nje shtet demoratik, me qeveri llogaridhëse si dhe një ekonomi të avancuar; duke e ngritur një provincë dikur rurale në vendin e 17 më të pasur në botë.
Mbase modeli i Taivanit mund të shërbente për Kosovën duke e bërë të mos harxhojë kapital politik për njohjen nga Beogradi por të fokusohet në zhvillimin e vendit. Dhe Kosova krahasuar me Taivanin është e favorizuar. Ndërsa Taivani njihet zyrtarisht nga një gjysëm duzine shtetesh minore, Kosova njihet nga të tëra vendet e G7, demokracitë udhëheqëse të planetit dhe nga mbi njëqind shtete, anëtare të OKB-së.

Taivani e ka Kinën gjigande e lakmitare vetëm një ngushticë larg, kurse Amerika mbrojtëse ështe matanë oqeanit. Ndërsa Kosova është një enklavë e NATO-s, kufizohet me tre shtete të kësaj aleance si dhe ndodhet brenda Bashkimit Europian.
Po ashtu sipas marrëveshjes të Shtëpisë së Bardhë, Kosova do të ndërpresë për një vit përpjekjet për antarësim në organizata ndërkombëtare. Në fakt pas dështimit me Interpolin e UNESCOn, kështu do të lipsej të bënte pasi shanset nuk janë të mira. Edhe avantazhet e anëtarësimit, hiq mënjanë simbolikën e sovranitetit, nuk janë domethënëse. Urdhërarrestet për Interpolin proçesohen përmes UNMIK-ut kurse në UNESCO përfitimi mbetej abstrakt (Shqipëria prej 60 vjetësh anëtare arriti të kishte disa site të trashëgimisë botërore por nuk mundi të mbrojë Teatrin Kombëtar nga barbaria e qeverisë së vet). Marrëveshja amerikane nuk e pengon Kosovën të synojë njohje dypalëshe të tjera. Por edhe sikur Prishtina të arrijë dhjetë apo njëzetë njohje nga shtete si Burundi a Kiribati nuk më duket se do të kishte përfitim të madh. Udha për në OKB kalon nga Këshilli i Sigurimit me Kinën e Rusinë brenda; të tjerat nuk duken relevante. Madje na kursejnë anekdotat me dy ministrat e jashtëm që, me çantë të zezë në dorë, bredhin njëri pas tjetrit në Afrikë e Oqeani .

Por ndoshta njohja së fundmi nga Izraeli mund të sugjerojë një objektiv tjetër. Arsyeja pse Jeruzalemi kishte hezituar deri tashti të njihte Kosovën ishte druajtja nga preçedenti i provincës secesioniste dhe të efektit të saj në Bregun Perëndimor. Me kuptimin e unicitetit të rastit të Kosovës dhe me këshillën me peshë të presidentit amerikan Izraeli e ktheu faqen. Me shumë rëndësi për Kosovën do të ishte po t’a kthenin faqen edhe pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian të cilët ende nuk e njohin atë (Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia e Qipro). Edhe për ta shqetësimi real është ai i precedentit të provincës secesioniste pasi secili prej tyre e ka një hall si Izraeli. Shumë më pak rol luan miqësia historike me Serbinë e disave syresh pavarësisht nga çfarë thonë narativat gjysëm folklorike.

Nëse Kosova do të arrinte të mobilizonte Quintin, pra ShBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë e Italinë për të dhënë shpjegimet e garancitë e duhura kësaj pesçeje europiane e të përftonte njohjen e tyre atëhere avantazhi do të ishte madhor për të. Më së pakti do të eliminohej një pengesë formale për anëtarësim në BE.

//DRONI.al/

Tags: genc pollokosovamarreveshareagim
Previous Post

‘Dhe të semurët rëndë me Covid mund të shpëtohen’, Ish-deputeti liston mënyrat: Nuk realizohen në 3D

Next Post

“Illyrian Guard”, PD nxjerr faktet: Policia e korruptuar e Ramës punësoi mbi 500 persona dhe u pagua mbi 4 milionë euro në vit

droni

droni

Next Post
Kërkesa për arrestimin e Doshit e Frrokut, PD nuk do të jetë në seancë për votim

“Illyrian Guard”, PD nxjerr faktet: Policia e korruptuar e Ramës punësoi mbi 500 persona dhe u pagua mbi 4 milionë euro në vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.