Drejtoresha e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë Zamira Kita ka rezultuar pozitive me Covid-19. Bashkë me të, i infektuar është dhe bashkëshorti i saj.
Mësohet se Zamira Kita është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa bashkëshorti të djelën është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë, është vënë re mungesa e saj në festivalin e komedisë KoKoFest, aktivitet, i cili organizohet gjithmonë prej saj. Të shumta kanë qenë komentet dashamirëse në profilin e saj në Facebook.

/DRONI.al/












