Gjendet e vdekur në banese ish-mësuesja nga Gjirokastra Lida Dako. Ngjarja ndodhi ne lagjen nr 3 ne Sarande.
Gruaja ishte 72 vjece dhe dyshohet të ketë rreth një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Sipas burimeve kufoma kishte nisur të dekompozohej.
Ajo jetonte e vetme pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore./DRONI.al/












