• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mijera mbeshtetes te Gjukanovicit, proteste masive ne Podgorice

droni by droni
6 September, 2020
in Kryesore, Rajoni
0
Mijera mbeshtetes te Gjukanovicit, proteste masive ne Podgorice
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin e Pavarësisë në qendrën e Podgoricës për tubimin e organizuar nga të ashtuquajtura “Shoqata patriotike malazeze”, të cilët janë të pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe për fitoren e grupimeve proserbe të udhëhequr nga Kisha Ortodokse Serbe , të cilët e kundërshtojnë pavarësinë e Malit të Zi, raporton Zeri i Amerikes.

Të pranishmit mbajnë flamuj shtetërorë të Malit të Zi, pa parulla politike, por me sloganin “Ne nuk do ta japim shtetin”.

Sipas të dhënave të policisë më shumë se gjashtë mijë protestues nga qytetet e ndryshme të Malit të Zi shkuan në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, kryesisht me makina private dhe me disa autobusë. Ndërkaq, sipas të dhënave të policisë në Sheshin e Pavarësisë gjithsej ishin të pranishëm afro 50 mijë qytetarë.

Para të pranishmëve folën intelektualë të ndryshëm dhe pjesëtarë të pakicave ku theksuan rëndësinë e mbrojtjes së shtetësisë së Malit të Zi.

“Kush përpiqet ti shkatërrojë themelet e Malit të Zi liridashës, do të përballet me rininë malazeze, e cila di ta mbrojë vendin e vet”, u theksua në tubim.

Tubimi u mbajt i qetë dhe nuk u shënua asnjë incident edhe pse partitë pro-serbe paralajmëruan dhunë me pasoja tragjike.

Një tubim i ngjashëm u organizua më 3 shtator në kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi, në Cetinje. Ky është tubimi i dytë që po mbahet në Podgoricë që nga zgjedhjet e 30 gushtit, në të cilin partia e Milo Gjukanoviçit humbi shumicën e saj në parlamentin malazez pas 30 vjetësh në pushtet.

Tubimet e organizatave patriotike malazeze pasojnë festimet e dhunshme të opozitës pro-serbe, ku gjatë kremtimit të fitores zgjedhore në natën e 1 shtatorit kënduan këngë serbe dhe brohoritën për Serbinë e Madhe dhe për Kosovën si pjesë e saj. Policia raportoi për rritje të incidenteve midis ithtarëve të partive kundërshtare në Podgoricë dhe tensioneve ndëretnike në qytetin verior të Malit të Zi, në Plevle.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 30 gusht, ku tri koalicionet e opozitës fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Malit të Zi.

Nga 81 vende sa numëron parlamenti i Malit të ZI, Partia Demokratike e Socialistëve e drejtuar nga Milo Gjukanoviç fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.VOA

Previous Post

Humb jeten ish deputeti demokrat, kaloi ne kalvarin komunist te burgjeve

Next Post

Basha, dedikim prekes per ish deputetin demokrat

droni

droni

Next Post
Basha, dedikim prekes per ish deputetin demokrat

Basha, dedikim prekes per ish deputetin demokrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.