• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Humb jeten ish deputeti demokrat, kaloi ne kalvarin komunist te burgjeve

droni by droni
6 September, 2020
in Kronika, Kryesore
0
Humb jeten ish deputeti demokrat, kaloi ne kalvarin komunist te burgjeve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

U nda nga jeta në moshën 76-vjeçare ish-deputeti demokrat, Esat Çoku, nderkohe edhe drejtues i ish-të përndjekurve politikë në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Dalip Greca nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

 

Postimi i plotë:

Sot, e Diel, 6 Shtator 2020, në orën 3 pasdite, në varrezat e fshatit Muçias-Remas, Lushnje, u përcoll me nderime luftëtari i lirisë, qëndrestari i b.rgjeve të diktaturës, ish kryetar i Shoqatës të Përndjekurve politik të Lushnjës dhe pjesë e Kryesisë të Shoqatës Kombëtare që në krijimin e saj, ish deputeti demokrat, sekretar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Lushnjës, Esat Azem Çoku. Falenderoj vëllezërit e mi që ishin pjesë e ceremonisë duke ma lehtësuar dhimbjen për mikun tim dhe të familjes!Ngushëllime bashkshortes Zyhra, djalit Frenki, vëllait Bedri Çoku me familje, të gjithë të afërmëve dhe familjarëve, miqëve dhe të njohurëve të Esatit.

Esat Çoku ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare.

Sot në biseda telefonike me bashkëvuajtësit e Esatit, me Dine Dine(Nasufi), Lek Mirakaj, Eqerem Mujo, kemi shprehur ngushëllime njeri-tjetrit për humbjen e mikut tonë të dashur!

Esat Çoku i përket atij krahu të shoqërisë shqiptare që u përball dhe u ndëshkua dhunshëm nga diktatura komuniste. Është ndër familjet myzeqare që mbart peshë të rënde të diktaturës me dënime të ashpra:

– Azem Çoku, babai, 11 vjet b.rg (Emrin e tij e mbanë rruga e fshatit)

– Caush Çoku, djali i vogël, 22 vjet b.rg (ndjesë pastë ndërroi jetë para një muaji)

– Bedri Çoku, djali i dytë, 23 vjet b.rg

– Esat Çoku, djali i madh, më 14 janar 1980, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor” dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

– Esma Çoku, e internuar me dekada, bashkëshortja e Azemit, nëna e djemve të b.rgosur; 64 vjet dyerve të b.rgjeve, duke ndjekur fatin e të shoqit dhe bijve.

Esat Çokun e njoha në ditët e para të Lëvizjes Demokratike, kur Partia Republikane më kishte besuar postin e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv Pluralist, edhe pse deri atëherë nuk isha anëtar i asnjë partie politike.

Partia Demokratike e Lushnjës, e cila e kishte Esatin anëtar të kryesisë së vet, e kishte caktuar si përfaqësues në Komitetin Ekzekutiv, anëtar i Kryesisë, ndërkohë, ai qe dhe kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Lushnjës dhe në kryesinë e Shoqatës Kombëtare.

Takimi i parë me Esatin ishte fare i veçantë, takim në mungesë. Nuk ishte bërë akoma prezantimi i Kryesisë së Komitetit Pluralist dhe ende s’isha takuar me Esatin, kur në zyrat e Kryeministrisë në kryeqytet, kisha shkuar me nënkryetarin demokrat z. Seit Prishta, më bëri përshtypje një burrë i gjatë, zeshkan, Këshilltar i kryeministrit, i cili kur lexoi emrat e anëtarëve të Komitetit Pluralist të Lushnjës, i ndali sytë tek emri i Esatit dhe pyeti: – Paskeni Esatin ju të PD-së?

– E njihni? – e pyeti nënkryetari demokrat.

– Kam qenë hetuesi i tij… Dhe nxitimthi shtoi: Por nuk i kam hyrë në hak. Ia thashë se ne për çka e akuzonim i kishim të provuara akuzat, kishim dëshmitarë me shumicë, kishim incizime, pastaj… (ish hetuesi pushoi pakëz) … ai ishte planifikuar prej kohësh sepse i kishte dy vëllezër në b.rg, ndërkohë dhe i ati i kishte vuajtur 11 vjet për politikë dhe ishte varrosur si kulak dhe “armik i popullit”!. Ky qe shpjegimi vullnetar i hetuesit B C (tash i ndjerë), që në ato momente nuk ishte më hetues, por ishte në rolin e juristit të Kryeministrit Ylli Bufi. Më vonë Esati do të ishte në të njëjtin Parlament me ish-hetuesin e tij; njëri deputet i PD-së, tjetri deputet i PS-së. Një fakt i hidhur i demokracisë shqiptare, të cilin Esati e denoncoi si fenomen shqiptar, në një artikull të botuar në Gazetën”Ora e Fjalës”!

Kur u kthyem në Lushnjë ia thamë Esatit ndodhinë me ish-hetuesin. Ai vetëm qeshi, ndërsa më vonë, kur do të shkonte në Parlament, së bashku me të dhe ish-hetuesi i vet, deputet i PS-së, ai do të pinte kafe me të, por nuk do të rrinte pa i thënë se hetuesit para se të bëheshin deputetë në një Kuvend me v.ktimat e tyre duhej të kërkonin falje.Më pas do të botonte një shkrim kurajoz në gazetën lokale “Ora e Fjalës”, të cilën unë e drejtoja ato kohë, ku thoshte se nuk mund të kishte demokraci të vërtetë kur ish-hetuesit tanë, pa na kërkuar falje, vijnë të përfaqësojnë popullin në Parlament, ndërkohë që na kishin dënuar dje po në emër të popullit, natyrisht pa e pyetur popullin.

Ish-hetuesi i tij kishte heshtur. Esati nuk ishte ekstremist ndaj atyre që i shkaktuan vuajtje atij dhe familjes së tij, por ai kërkonte së paku një ndjesë publike nga aktorët dhe ingranazhet e diktaturës, gjë që nuk është bërë ende.

Me Esatin qeverisëm në një kohë të vështirë, kohën kur bashkë me ndryshimin politik u manifestuan veprime anarkiste dhe Lushnja ishte një ndër rrethet që “ishte planifikuar” t’i nënshtrohej terapisë së shokut dhe të kthehej në tokë e djegur: U dogjën furrat që prodhonin bukë për qytetarët; u shkretuan serrat model të Divjakës, që furnizonin dikur vendet e Lindjes; u prenë plantacionet e mollëve, filloi prerja dhe djegia e ullinjve, u shkulën vreshta, pa përmendur plaçkitjen e ndërmarrjeve dhe fabrikave.

 

Previous Post

Horoskopi, 7 Shtator 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

Mijera mbeshtetes te Gjukanovicit, proteste masive ne Podgorice

droni

droni

Next Post
Mijera mbeshtetes te Gjukanovicit, proteste masive ne Podgorice

Mijera mbeshtetes te Gjukanovicit, proteste masive ne Podgorice

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.