Kirurgu i njohur i QSUT-së, Arben Beqiri ka reaguar për ndarjen nga jeta të koleges së tij Zyliha Kraja.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka kujtuar kohën kur kanë punuar sëbashku në spitalin e Shkodrës me një disiplinë strikte dhe një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.
Beqiri është shprehur se Kraja ishte e vetmja femër mes tyre dhe grupi më intelektual kirurgjikal.
Doktoresh Zyliha Kraja i kushtoi 50 vite jetë në shërbimin e kirurgjisë dhe ishte e para kirurge femër në Shkodër. Zemra e doktoreshes ndali dje pasi nuk mundi të fitonte betejën me Covid 19.
/DRONI.al/











