Nje person tentoi te vriste veten kete pasdite ne Tirane. Ngjarja ndodhi ne Kombinatin e Autotraktoreve por policia ka nderhyre.
“Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Tiranes. /DRONI.al/











