Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Shkoder. Një motor është përplasur me shtyllën dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Garucë të fshatit ‘Oblik’ në afërsi të Shkodrës. Pavarësisht se viktima u dërgua në spital nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra si pasojë e përplasjes.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip “Dayang”, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/DRONI.al/










