Nje person u gjet i vdekur sot pasdite ne nje zone te Vlores. Ngjarja ndodhi ne fshatin Plloce ne Selenice sot ne mbremje.
“Në orën 19:49, në fshatin Ploçë të Selenicës, dyshohet se është vetëvarur me litarë në derën e banesës së tij shtetasi Xh. M., 73 vjeç. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Vlores./DRONI.al/











