6 të rinjë të cilët merreshin me kultivim të narkotikëve si dhe shitje të tyre në Bulqizë dhe në zonat përreth jane arrestuar sot nga policia e Dibres.
Te arrstuarit janë Renato Allushi 22-vjeç, Denis Perkoxha 22-vjeç, Ramiz Perkoxha 24-vjeç, Ferdinad Maha 32-vjeç, Avni Doda 25-vjeç dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftim. /DRONI.al/












