Një tjetër deputet i Kuvendit të Kosovës është konfirmuar pozitiv me Covid-19.
Fatah Rudi i LDK-së rezulton pozitiv me COVID-19, teksa tregon se ka bërë testin pas disa problemeve që i janë shfaqur gjatë ditës së djeshme.
Ai thotë se trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi, e se për dy javë do të jetë në vetizolim.
“Pas disa problemeve shendetesore te shfaqura gjate dites se djeshme, i jam nenshtruar testit per Covid-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekesore, trajtimin do ta vazhdoj ne shtepi. Antaret e tjere te familjes jane mire me shendet. Per dy jave do te jemi ne vetizolim. Besoj qe me ndihmen e zotit dhe mjekeve do ta kaloj edhe kete sfide.”, shkruan Rudi./DRONI.al/











