• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENTA SULA/ “Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përpiqen t’u mohojnë vlerat shkencore, njerëzore, artistike”

droni by droni
25 August, 2020
in Kryesore, Kulture
0
Gentiana Sula, gruaja që do të hapë dosjet e Sigurimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula në një intervistë për ATSH foli për figurën e Martin Camajt, si një prodhimtar i madh, një personalitet i shkencës dhe sesi sistemi komunist ndjehej i frikësuar prej tij.
Sula fillimisht deklaroi se me krijimin e Autoritetit të Dosjeve, nga qeveria Rama për kurimin e së shkuarës, “është matur pritshmëria e publikut për institucionin ku rreth 70% e publikut të pyetur ka interes të drejtpërdrejtë për t’u njohur me dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit”.
“Vetë fakti se publiku ka ardhur në mënyrë të vazhdueshme, ka aplikuar, që kërkesat vijnë në rritje, që studiuesit përherë e më shumë kërkojnë materiale, që institucionet po kërkojnë përherë e më shumë informacion për zyrtarët kandidatë për pozicione publike, na bëjnë optimist se puna e institucionit tonë është mirëpritur”, u shpreh ajo.
Në lidhje me hapjen e dosjeve pa lustracion dhe se çfarë pritet me ndryshimet e reja ligjore, Sula tha se janë disa qasje të ndryshme që vende të ndryshme kanë ndërmarrë për të përballur trashëgiminë e regjimeve diktatoriale dhe sistemeve totalitare.
“Në disa vende, lustracioni ka ndodhur i bashkuar me informimin, por në fakt këto praktika më vonë kanë treguar se nuk kanë qenë shumë të suksesshme. Ndërsa Shqipëria ka zgjedhur modelin gjerman që e ndan informimin nga lustracioni, jo vetëm se modeli gjerman ka qenë shumë i suksesshëm, por dhe për faktin se një tentativë ligjvënësish për ta bërë lustracionin bashkë me informimin në vitin 2008, u gjet jo kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Në këto kushte, Parlamenti kishte një rrugë, atë që ta ndante informimin nga lustracioni. Ajo që ndodhi menjëherë pas krijimit të institucionit për informim AIDSSH, ishte se ka patur disa nene lustracioni që kanë qenë pjesë e legjislacioneve të posaçme qoftë për sistemin e drejtësisë, Reformën në Drejtësi, qoftë për shërbimin diplomatik, apo për vetingun në Polici, apo disa institucione si Akademia e Shkencave që e kanë bërë pjesë të statuteve të tyre të brendshme. Ajo që mund të them është se i takon shoqërisë apo institucioneve të një sistemi demokratik të marrin hapa lustrimi. Hapi i parë, informimi, është i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm, dhe këto institucione e kanë.
Në lidhje me kontestimet për figurat historike, siç është Martin Camaj, Sula theksoi se “ka një pasuri të madhe dokumentare që ne e disponojmë e që deri më sot ende mbahet sekrete, e klasifikuar e të cilën po e zbardhim dora dorës”.
“Bëhet fjalë për figura shumë të rëndësishme historike. Natyrisht është dhe një pjesë e trashëgimisë kulturore shpirtërore e shqiptarëve kështu që është një pjesë e rëndësishme”, u shpreh ajo.
“Duhet patur parasysh se Sigurimi i Shtetit ishte armiku i tyre me i keq ideologjik dhe politik. Ne kemi filluar me rreth 10 figurat e para. Kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë me Institutin e Historisë, Akademinë e Shkencave dhe i kemi parë edhe ato figura të cilët kanë punuar nën hijen e sigurimit, të përndjekur dhe syrvejuar, kemi parë dhe ato figura që nuk u pajtuan në mënyrë absolute me Sigurimin e Shtetit ose u përndoqën këtu ose kaluan kufirin. Ata që kaluan kufirin natyrisht janë dhe figurat më armike të regjimit sepse konsideroheshin tradhtarë. Ajo që mund të them është se mund të bihet në gabime interpretimi pa dashur të dyshoj në autencitetin e dokumenteve që ne kemi. Një dokument është një fakt, por duhet studiuar, duhet parë qëllimi, kushtet, rrethanat. Duhen parë dokumentet që janë marrë në rrugë operative, kush i ka krijuar dhe pse dhe duhet marrë shumë kohë dhe nuk duhet rënë në gabime”, tha ajo.
Sula shtoi se “gjysma e kohës së shtetit shqiptar ka qenë në diktaturë”.
“Policia Politike sekrete ka qenë e fuqishme. Janë harxhuar shumë burime njerëzore e financiare që ta sofistikojnë punën. Përveç kësaj ka funksionuar propaganda që ka bërë që shumë klishe, steriotipe të jenë të ngulitura thellë në shoqërinë tonë dhe do duhet shumë punë së pari nga studiuesit që të çlirohen nga këto steriotipe dhe t’i shikojnë me objektivizëm”, u shpreh Sula.
Ajo tha se “për figura historike në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të hartuar pra nga armiqtë më të mëdhenj të tyre, vihet re një reduktim thjesht për t’i parë si mjet të qëllimeve të veta dhe shpeshherë bashkë me targetimin dhe ndjekjen që iu është bërë këtyre figurave është bërë edhe mohimi i vlerave të tyre shkencore, njerëzore, vlerave artistike si në rastin e Martin Camajt por dhe në shumë raste të tjera”.
Pyetjes, pse Camaj, shihet me dritë dhe me hije, Sula tha se ” Martin Camaj ka qene figure e shquar e letrave shqipe, të cilin e ka patur frikë sistemi, se ai kishte ndikim”.
“Për këto arsye, regjimi e ka arrestuar në mënyrë të fshehtë, e ka terrorizuar dhe ka bërë fushatë dezinformimi në mënyrë të fshehtë, një vrasje morale në komunitet. Ndërkohë vepra e tij nuk u njoh asnjëherë dhe faktikisht në Shqipëri është sjellë vonë dhe njihet pak. Për këtë arsye me hapjen e dokumenteve të Sigurimit për figurat historike është e nevojshme që këto figura të sillen jo si subjekte të sigurimit, por për t’u parë si subjekte të plota, pra për t’u ridimensionuar. Për këtë arsye me tryezën që do të organizojmë me 28 gusht jemi bashkë me botuesin e veprës së Martin Camajt, familjen e me fondacionin ‘Martin Camaj’. Do sjellim aspekte të jetës, përndjekjes, veprës, qoftë si shkrimtar, gjuhëtar apo dramaturg, që Martin Camaj të njihet jo si një subjekt i Sigurimit të Shtetit, por si një Martin Camaj i tërë, me të tërë dimensionin e tij”, theksoi Sula.
Në lidhje me gjetjen e varreve të të ekzekutuarve nga diktatura, Sula tha se është e pafalshme për shoqërinë që njerëzit e vet më të mirë i ka pa një varr, të panderuar.
“Institucioni ynë është gjendur përballë kërkesës së familjarëve për të gjetur vendvarrimin. Ne kemi raportuar në mënyrë të vazhdueshme se bashkëpunimi me familjet na ka vënë në pozicion aktiv për ta ngritur zërin sepse u bënë gjithë këto vite që institucionet nuk po funksionojnë dhe për këtë arsye i jemi shumë mirënjohës Parlamentit se më në fund kemi dy ndryshime ligjore esenciale, që do t’i japin frymëmarrje këtij problemi”, tha Sula.
“E para, përkufizimi i personit të zhdukur në ligjin tonë është qartësuar mirë. Është marrë përkufizimi i njëjtë i Konventës Ndërkombëtare Kundër Zhdukjes me Forcë, ku dhe trupi i ekzekutuar, konsiderohet i zhdukur. Kjo do t’i lehtësojë familjarët pasi nuk është e nevojshme që për trupin e zhdukur të bëjnë vërtetim fakti në gjykatë, por përmes faktit se personi është i ekzekutuar nis gjetja. Pra, është hequr një barrierë ligjore për ne dhe familjet. Ndryshimi i dytë është koherent me sugjerimin e Organizatës Botërore ICMP, Komisioni Ndërkombëtar i Zhdukjeve me Forcë që ka menduar të ketë një institucion që merret me koordinimin e institucioneve të ndryshme. Për të gjetur një trup duhet organizim ndërinstitucional, pra mungonte një ekip koordinues që lidhte familjet dhe këtë mandat ia ka dhënë me ligj AIDSSH-së”, sqaroi ajo.
Sula shtoi se “IMCP gjeti dy trupat e parë dhe përmes ADN-së i identifikoi dhe ua ktheu familjeve. Tani mbetet që çdo institucion të bëjë punë e vet dhe të punojë në harmoni. Ligji gjithashtu parasheh që ne bashkë me qeverinë të caktojmë rolin e çdo institucioni përmes një VKM-je që të mos ketë sorollatje të individit, por çdo institucion të ketë detyrat e veta të qarta”, përfundoi kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.I.Vata /ATSH
Previous Post

Horoskopi, 26 Gusht 2020/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Te shtena me arme ne Shkoder, 2 te plagosur

droni

droni

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Te shtena me arme ne Shkoder, 2 te plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.