Një person është gjetur i pajetë pranë Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës.
Burimet bëjnë me dije se nga informacionet paraprake dyshohet se viktima të jetë mbytur.
Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me moshën dhe me identitetin e viktimës.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe autoambulanca, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tij./DRONI.al/











