Një automjet tip Mitsubishi përplasi një fëmijë 11 vjeç në aksin rrugor Bicaj-Kukës. Shoferi la të miturin në gjendje të rëndë dhe braktisi automjetin duke ia mbathur nga vendi i ngjarjes.
Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se automjeti i përket kompanisë celulare Albtelecom, ashtu si shihet dhe nga pamjet e para nga aksidenti.
Ndërkohë, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe ka ngritur postoblloqe për ta kapur. Ndërsa fëmija është në gjendje të rëndë për jetën dhe pas trajtimit në spitalin e Kukësit, u dërgua me urgjencë me helicopter drejt Tiranës.
/DRONI/al











