Në këto ditë të nxehta Gushti, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka shfrytëzuar për t’i kaluar në mal.
Ajo ka treguar me një foto të fundi postuar në rrjetet sociale se ka vizituar Malin e Tomorrit pikërisht në ditën e Festës së Shenjtë të Abaz Aliut.
“Covid-i mundet me oksigjen dhe ku ka më shumë oksigjen se në Malin e Tomorrit! Zoti i bekoftë shqiptarët!”, shkruan Kryemadhi.
Më herët edhe Presidenti Ilir Meta uroi të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Shenjtë të Abaz Aliut!
/DRONI.al/











