Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë nga pushuesit në plazhin e Velipojës pak minuta më parë. Mësohet se tërmeti është regjistruar 20 km larg Shkodrës dhe magnitude ka qenë 3.4
Ndërkohë, IGJEUM raporton se lëkundja u ndje në orën 9:37, dhe magnituda sipas institutit të Gjeoshkencave ishte 3.5.
Epiqendra e tërmetit ishte në grykëderdhjen e lumit Buna, me thellësi 5 km.
Pushuesit kanë thënë që lëkundja ka qenë e madhe dhe është ndjerë për pak sekonda.

/.DRONI.al/











