• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gara e TV/ Klan i pari me të ardhura, Top-i ia kalon për fitimet; Pasojat nga Covid-19

droni by droni
19 August, 2020
in Ekonomi, Kronika
0
Shoqatat e gazetarëve në krah të Mustës, sfond politik në arrestimin e saj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gara mes televizoneve në vend sa vjen e bëhet më e ashpër, ku lufta për audiencë përkthehet në më shumë të ardhura nga reklamat, në një mjedis ku bizneset po tentojnë të kursejnë në shpenzimet e tyre për marketing.

Në vitin 2019, TV Klan dhe Top Channel vijuan të ishin televizionet më të mëdhenj në vend, sa i përket të ardhurave.

Tv Klan, i cili arriti që vitin e kaluar që të arrinte Top Channel, -që për shumë vjet kishte qenë më i madhi në vend sa i përket të ardhurave-, ka arritur të ruajë kryesimin edhe këtë vit. Sipas bilancit vjetor, të publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të ardhurat totale të TV Klan arritën në rreth 1.7 miliardë lekë, ose 13.6 milionë euro. Në raport me vitin e mëparshëm, të ardhurat u rritën me 16%. Por, nga aktiviteti kryesor, Klan ka rezultuar me një rënie të ardhurash me 14% (nga 1.37 në 1.2 miliardë lekë), që është kompensuar nga rritja e ndjeshme e të hyrave nga aktivitetet dytërore (nga 92 mln lekë në 518 milionë lekë), që sipas burimeve nga kompania erdhën nga ritransmetimet, dëmshpërblimet dhe grantet.

Fitimet para taksave të Klan arritën në 200 milionë lekë, me një rritje prej 5% në raport me 2018-n.

Top Channel raportoi të ardhura prej 1.44 miliardë lekësh (11.6 milionë euro), me një rritje prej rreth 5% në krahasim me vitin e mëparshëm. Për herë të parë, televizioni ka rezultuar me një fitim të lartë prej 223 milionë lekësh, 10-fishim në raport me vitin e kaluar, duke ia kaluar dhe Klan, që ka qenë historikisht televizioni me fitimet më të larta në vend. Rritja e fitimeve ka ardhur si rrjedhojë e uljes së shpenzimeve në të gjitha zërat, kryesisht ato të materialeve të para dhe personelit.

Vizion Plus (Media Vizion) është i treti më i madh në vend, me një nivel të ardhurash prej 424 milionë lekësh (3.4 milionë euro), me një tkurrje prej 2% me bazë vjetore. Fitimi para tatimit ishte 2.2 milionë lekë.

Covid-19 godet dhe televizionet

Aktiviteti i televizioneve është ndikuar negativisht në pjesën e parë të vitit 2020 si rrjedhojë e pandemisë së Covid-19. Mbyllja e ekonomisë në gjysmën e marsit deri në maj bëri që shumë kompani të pezullonin fushatat e tyre publicitare, duke ndikuar në të ardhurat e televizoneve.

TV Klan në raportin e aktivitetit 2019 thekson “se për shkak të pandemisë botërore të Covid 19, dhe të masave të marra nga qeveria Shqiptare por edhe të atyre të vendeve Europiane dhe botërore, aktiviteti i shoqërisë u pësoi një rënie për një periudhë disa mujore. Kjo pritet që të sjellë në periudhën pasardhëse edhe një rënie të shitjeve dhe si pasojë edhe ulje të rezultatit të shoqërisë por nuk rrezikon aspak vijimësinë e biznesit”.

Top Channel thotë në raportin vjetor se pandemia e Covid-19 ka patur një efekt të menjëhershëm në zinxhirin ekonomik të vendit dhe përtej, si edhe në aktivitetin e Shoqërisë Top Channel sh.a.

Në përgjigje të situatës së krijuar si edhe në kushtet e pasigurisë, Top Channel raporton se mori një sërë masash të menjëhershme me synim përballimin e situatës si edhe vazhdimësinë e biznesit si më poshtë vijon:

-Vazhdoi aktivitetin e saj ekonomik, duke reduktuar në një masë të pranueshme kostot e saj në mase të përafërt me reduktimin e të ardhurave, duke vazhduar në mënyrë të pandërprerë transmetimet televizve dhe informative;

– Transmetimet televizive sipas programacionit jane kryer duke zbatuar kufizimet e publikuara nga MSH dhe ISHP, dhe në përputhje me masat per minimizimin e përhapjes së Covid;

Top Channel raporton se ka marrë të gjitha masat në mënyrë që të vazhdoje biznesin në kushtet e tregut dhe impakti nga Covid të jetë minimal.

Tregu i reklamave më i ulëti në rajon

Sipas publikimeve të mëparshme të Monitor, në total, tregu i reklamave vlerësohet në 38-40 milioë euro në vit, deri në 2019-s, ndërsa pritet të pësojë rënie të ndjeshme në 2020-n për shkak të situatës së Covid-19. Tre televizionet më të mëdha marrin më shumë se 60% të shpenzimeve totale që bëhen nga kompanitë për të reklamuar produktet e tyre.

Tregu i reklamave mbetet i nënzhvilluar në vendet e rajonit, për shkak të vetë nivelit të ekonomisë dhe sofistikimit të bizneseve.

I matur për frymë, sipas vlerësimeve të Institutit të Mediave dhe IREX (organizatë globale zhvillimi dhe edukimi që bën vlerësimin rajonal të të ardhurave vjetore nga publiciteti), tregu i reklamave në Shqipëri gjeneron 13 euro në vit për person, duke u renditur ndër nivelet më të ulëta në rajon, së bashku me Bosnjën. Kryesimin e mban Serbia, me rreth 20 euro/person, e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi, me rreth 17 euro.

Në krahasim me vendet e zhvilluara, rajoni ka të ardhura tepër modeste. Sipas Statista, portalit global të statistikave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu më i madh në botë, renditen të parat në botë me të ardhura prej 191 miliardë dollarësh, ose 602 dollarë për person, të ndjekura nga Australia (565 USD/frymë), Mbretëria e Bashkuar (407 USD), Norvegjia, (368) etj. Tregu global në 2016-n u vlerësua në 493 miliardë dollarë./monitor

Tags: Koronavirusishikuesbmeriatelevizionet
Previous Post

Ngjarje e rëndë në Kamëz, plagosi me thikë gruan, i moshuari tenton t’i largohet policisë

Next Post

PD numëron 5 problemet madhore: Qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë e nxënësve

droni

droni

Next Post
PD numëron 5 problemet madhore: Qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë e nxënësve

PD numëron 5 problemet madhore: Qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë e nxënësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.