Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Albert Sanxhaku. Mësohet se ai ndodhej prej një muaji për kurim në Turqi, por nuk ja ka dalë ta fitojë betejën me virusin e rëndë.
Ka ndërruar jetë ish- kryebashkiaku i Lushnjes Albert Sanxhaku, i cili ishte i infektuar me covid.
Mësohet se Sanxhaku vuante edhe nga një sëmundje e rëndë bashkëshoqëruese.
Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.
/DRONI.al/












