Një person është gjetur i pajetë në një banesë në Pogradec mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave paraprake, viktima është pushues rreth 60 vjeç.
Bëhet me dije se ai është gjetur në banesën që kishte marrë me qira për pushime.
Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
/DRONI.al/











