Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi ne oren 23.00 te mbremjes se pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit te punes pasi autoritetet greke derguan ekipe mjekësore shtesë per tamponin.
Vendimi ka të bëjë me përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit.
“Pas komunikimit me autoritetet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19.”, shkruan Xhaçka./DRONI.al/











