Nje person ne moshe te re eshte gjetur pa jete kete pasdite rreth 100 metra ne brendesi te detit. Kufoma u gjet ne Portoromano ne Durres, ndersa i riu besohet te jete rreth 30 vjec.
“Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vëndin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policise. /DRONI.al/












