Koronavirusi i ka marrë jetën një mësuesi në Mirditë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mësuesi, me inicialet Gj.K ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë.
Gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar, duke i marrë jetën.
Nga kontaktet e marra me Drejtorin e Arsimit për Veriun, Bardhok Pulaj, ai konfirmon lajmin dhe shpreh ngushëllime për familjen për humbjen e mësuesit 55- vjeçar si dhe njëkohësisht bën apel ndaj qytetarëve për mbajtje distance dhe respektim të masave anti covid.

/DRONI.al/











