Qytetarët janë detyruar të sigurojnë ushqime, ilaçe madje dhe pajisje oksigjenimi për të mbajtur në jetë familjarët e tyre qe jane te shtruar ne spitalin “Shefqet Ndroqi”, raporton ne nje kronike tvtema.
Gazetari ka fiksuar me kamera dy qytetare me një pajisje oksigjenimi në duar, ata po i drejtohen derës hyrëse të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Gjendja shëndetësore e familjarit të tyre është përkeqësuar, pasi siç pohojnë nuk i është ofruar oksigjenimi i rregullt.
“Aparati bën 1500 euro, vetem maska kushto 200 euro. I çojmë ushqime dhe nuk e ushqejnë. Nuk merr vitaminat e duhura, i ka rënë imuniteti”, thote i biri i pacientit.
Paguaj çdo infermiere nga 50 mijë lekë. Prindi më thotë më merr të vdes në shtëpi, shpjegon ai. /DRONI.al/











