Kandidati për president i demokratëve në SHBA, Joe Biden ka përzgjedhur zv/Presidenten nëse ai do të fitojë zgjedhjet në nëntor të këtij viti.
Ajo është senatorja Kamala Harris , femra e parë me ngjyrë që merr përsipër këtë garë. Dikur ajo ishte rivale e Joe Biden.
Senatorja nga Kalifornia ka origjinë indiano-xhamajkiane. Ajo ishte konsideruar një rivale e fortë për kandidaturën e demokratëve për president. Zoti Biden do përballet me presidentin Donald Trump më 3 nëntor. Zëvendëspresidenti Mike Pence mbetet kandidati i republikanëve për postin. Biden tha se kandidatura që ka përzgjedhur është një luftëtare e paepur./DRONI,al/











