Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ata janë përfolur shpesh se do të realizonin dasmën, por kjo ende nuk ka ndodhur.
E pyetur nga një ndjekës në Instagram nëse shkak i shtyrjes së dasmës ka qenë Covid, Armina e ka pohuar diçka të tillë.
“E shtyve dasmën për shkak të Covid-it?”-e pyet ndjekësi të cilit blogerja i është përgjigjur:
“Po, sepse mendoj se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime. Shumë dasma janë shkaku i infektimit të njerzëve. Kujdesuni!”

/DRONI.al/












