Një i moshuar ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë ndersa po shuante nje zjarr qe i doli jashte kontrollit, prane baneses se tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bujkë të Bashkisë Mat.
79 vjeçari Haziz Kuka, banues në qytetin e Burrelit, kishte ndezur një zjarr për të pastruar tokën e tij, por flakët u përhapën në shkurre dhe në një banesë.
Në përpjekje për të shuar flakët, burri u asfiksua dhe ndërroi jetë./DRONI.al/











