Një fëmijë 11-vjeçar me iniciale R. D., banues në Tiranë ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.
Pas denoncimit të babait të tij Y. D., 35 vjeç, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.
“Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme e ka kallëzuar në polici i ati i djali, pasi nuk kishin asnjë informacion rreth tij.
Ai ka deklaruar se momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë kur ai doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.
/DRONI.al/











