Një mjek kirurg në spitalin e Beratit ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se mjeku i moshës 40-vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv.
Gjendja e tij është përkeqësuar për shkak se ai vuan edhe nga diabeti.
DSHP dhe Higjena kane dezinfektuar Repartin e Kirurgjise ne Spitalin e Beratit.
Ndërkohë stafi mjekësor janë në pritje të tamponit.Kujtojme se stafi mjekesor ka qene ne rrezik kohet e fundit, ku kemi patur dhe viktima.
/DRONI.al












